25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Kurban Bajrami na obligon për solidaritet”/ Kurti viziton Myftiun Tërnava, kujton imamët e rënë gjatë luftës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në selinë e Bashkësia Islame e Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajrami.

Gjatë vizitës, Kurti u shpreh se kjo festë është një kujtesë për sakrificën dhe solidaritetin, duke theksuar rëndësinë e ndihmës për njëri-tjetrin dhe për të mirën e përgjithshme.

“Vizitën e parë për festën e Kurban Bajramit, si për çdo vit, këtë vit vijmë te Bashkësia Islame e Kosovës, për t’ia uruar Myftiut, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, këtë festë të sakrificës, e cila na e përkujton e vazhdimisht na e mëson që edhe sakrifica është festë… Kurban Bajrami është festë e cila na obligon të ndihmojmë njëri-tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin, të tregojmë solidaritet e bujari për të mirën e përgjithshme, duke mos e lënë askënd prapa”, tha Kurti.

Ai kujtoi gjithashtu sakrificën e luftës së fundit në Kosovë, duke përmendur edhe 37 imamë dhe hoxhallarë që ranë dëshmorë gjatë konfliktit.

Kurti theksoi se këto figura përfaqësojnë pjesë të rëndësishme të kujtesës historike dhe sakrificës që, sipas tij, ka mundësuar lirinë dhe zhvillimin e vendit.

Vizita e tij vjen si pjesë e urimeve tradicionale për festën e Kurban Bajramit, që institucionet e Kosovës zhvillojnë çdo vit me Bashkësinë Islame.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...