26.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Kosovë / Vazhdon rritja alarmante me COVID – 12 vdekje brenda 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar të dhënat e reja brenda 24 orëve për të infektuarit dhe vdekjet që ndodhën në Kosovë.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar  12 raste të vdekjeve.

Gjithashtu brendea kësaj kohe janë shënuar edhe 764 raste të reja.

Kurse, 584 persona janë shëruar nga covid-19.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast

(73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 584 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.274 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.543.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.

  • Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
  • Mbani higjienën!
  • Respektoni distancën!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...