28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – i përfshirë më herët në një proces gjyqësor për vrasje

Kreshnik Mujeci, i cili humbi jetën sot së bashku me bashkëshorten e tij në atentatin e ndodhur në Lezhë, ka qenë më parë i përfshirë në një proces gjyqësor për një ngjarje të rëndë kriminale.

Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan në lidhje me vrasjen e Genc Mhillit, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Megjithatë, më 27 nëntor 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm të dy, duke argumentuar mungesë provash.

Më pas, më 6 nëntor 2019, Gjykata e Apelit Shkodër nuk pranoi ankimin e prokurorisë ndaj këtij vendimi, duke lënë në fuqi pafajësinë.

Ndërkohë, më 31 tetor 2024, Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim, duke e rihapur procesin gjyqësor.

Mujeci u ekzekutua sot në një atentat me armë zjarri në Lezhë, së bashku me bashkëshorten e tij, në rrethana ende nën hetim nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...