33.9 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Kreu i PD-së Lulzim Basha në Fier paraqiti pikat kryesore të Reformës Zgjedhore

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte në Fier ku paraqiti përpara qytetarëve pikat kryesore të Reformës Zgjedhore.

Theksi u vu tek Listat e Hapura të cilat do të mundësojnë që deputetët të zgjidhen direkt nga votuesit dhe jo nga kryetari. Sipas Bashës kjo do të jetë kthimi në normalitet i zinxhirit zgjedhor.

Ndaj kësaj ka dhe zëra kundër, edhe brenda PD-së pasi sipas Bashës duan të zgjidhen direkt nga kryetari dhe jo të merren me njerëzit.

Lulzim Basha: “Shqiptarët nuk kanë mundësi të votojnë dhe të çojnë në parlament atë person që votojnë edhe kur personi merr 9000 vota, dikush tjetër merr 1000 vota dhe shkon në parlament, listat e hapura nuk janë thjesht zotim i yni. Janë shprehje asaj që marrim nga takimet me njerëzit. Është kthimi në normalitet i zinxhirit zgjedhor. Ka dhe zëra kundër ndaj listave të hapura, edhe në PD. Më mirë e shohin të futur veten në listë se sa të trokasin derë më derë që të fitojnë besimin e qytetarëve. Kush tha që puna e deputetit të jetë fushë me lule. Fushë me lule e kërkojnë ata që njerëzit dhe hallet e tyre i shohin si mjete për të ardhur në pushtet dhe të administrojnë pushtetin.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...