35.9 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Top Channel është ëndrra më e madhe e gazetarëve”, Shëndrit Lumi flet për të ardhmen në Tiranë

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, gazetari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Shëndrit Lumi, ka folur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, planet për karrierën dhe dëshirën për t’u zhvilluar profesionalisht në televizionet shqiptare.

I pyetur nëse e sheh të ardhmen e tij në Top Channel dhe nëse do të zhvendosej në Tiranë, Shëndriti u shpreh se kryeqyteti shqiptar është një vend që e pëlqen shumë, ndërsa televizioni mbetet një nga pasionet e tij më të mëdha.

“Top Channel unë mendoj se është një prej ëndrrave të shumë gazetarëve, qoftë dhe nga Kosova, por dhe në Shqipëri sigurisht”, u shpreh ai.

Gazetari shtoi se dikur shumë profesionistë të medias kishin si synim Deutsche Welle, por sipas tij, dinamika e re e medias dhe mënyra e jetesës kanë ndryshuar ambiciet e brezit të ri.

“Unë mendoj se ëndrra më e madhe për të gjithë ata që duan ta zhvillojnë karrierën e gazetarisë, është Top Channel”, deklaroi Shëndrit Lumi.

Ai foli edhe për stilin e tij në gazetari, duke theksuar se karakterizohet nga ironia, sarkazma dhe aftësia për të nxjerrë lajmin.

“Unë jam pak sarkastik, kam ironi. Di të bëj pyetje, di edhe ta nxjerr lajmin. Mendoj që ky është profili im”, tha ai.

Shëndriti la të kuptohet se ka edhe ide konkrete për projekte televizive në të ardhmen, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkëpunimeve të reja në ekranet shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...