24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Kryeministri i parë shqiptar i RVM, Meta shpreh urimet për Talat Xhaferin: Qeveria e re, hapa të rëndësishëm…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur urimet e tij për Talat Xhaferin, i cili pritet të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë. Në një postim në Facebook, Meta shprehet se Qeveria e re do të kryejë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Ai shpreh besimin se lidershipi i Xhaferit, i bashkëpunues dhe i gjithpërfshirë, do të kontribuojë në perspektivën e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ilir Meta përfundon postimin duke theksuar rolin kyç të shqiptarëve në harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, Talat Xhaferi!

Besimplotë se me lidershipin e tij dhe angazhimin e dëshmuar gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik dhe politik, Qeveria e re do të hedhë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, në funksion të perspektivës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...