25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Kushtrim Kokalla shokon me deklaratën ‘bombë’: Naim Murseli e kishte planifikuar që para një viti

Kushtrim Kokalla, i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, ka pranuar në dëshmi se Naim Murseli e ka lutur prej tij prej afër që të kryejë vrasjen e 30-vjeçares.

Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe familjar i Murselit, ka deklaruar se Murseli ka planifikuar më herët edhe vrasjen e gruas së tij dhe i ka ofruar para për këtë.

Megjithatë, ai mohon se ka pranuar të kryejë këtë veprim dhe ka thënë Naim Murselit që mos ta kërkojë më për këtë punë. Kokalla gjithashtu ka dhënë detaje rreth takimeve mes Naim Murselit dhe Granit Plavës, i cili është tjetri i dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai jep informacione të tjera për komunikimin dhe ngjarjet në ditën e vrasjes së Liridona Ademajt dhe ditën e varrosjes së saj.

“Vlen të ceket se Naimi prej afër një viti mua më ka lutur që të e kryej këtë vrasje. Atëherë unë i kam thënë se nuk vjen në shprehje që të bëj këtë punë dhe mos më thuaj më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...