30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Kryeministri Rama mbledh kabinetin e ri qeveritar/ “Qeveria ka një kod etik, në rastin e parë të mosrepsketimit të kërkohet ndjesë publike, në rast të përsëritur largohet”

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Që në nisje të fjalimit të tij, kreu i qeverisë i kujtoi ministrave të vjetër dhe të rinj Kodin Etik, që ata duhet të respektojnë gjatë mandatit të tyre.

Rama tha se nuk duhet të përdoren makinat e ministrave për familjarët, si dhe nuk duhet të shkohet në restorante dhe kafene në ditët e punës, pikë që sipas tij nuk është zbatuar deri më tani.

Ai theksoi se nëse evidentohen shkelje të kodit etik nga ana e ministrave, këta do të duhet të kërkojnë falje publike. Por në rast se ata e përsërisin një shkelje, do të duhet të japin dorëheqje.

“Duam të ndajmë me opinionin publik këtë nisje zyrtare. Çdo anëtar i kabinetit duhet të zotohet këtu publikisht në respektimin në frymë dhe germë të Kodit Etik, duke marrë kështu përgjegjësinë. Kodi Etik është miratuar si një dokument parimesh që përcaktojnë vijnë e sjelljes së anëtarëve të qeverisë. Unë do të shënojë disa pika kyçe të thëna në dokumentin e miratuar. Fjala që do të dëgjoni është rrjedhojë e eksperiencës. Qytetarët na kanë besuar shërbimin e vendit. Aty nuk shkruhet që; as që anëtarët e qeverisë të udhëtojnë me business class, apo të shkojnë në udhëtime jashtë vendit, apo të pinë kafe. Apo për dreka dhe darka. Këtu se kam fjalën kur ministrat janë jashtë me punë. Për dy të parat, për udhëtimet dhe pushimet janë zbatuar.

Kohë më parë politikanët shulleheshin me pushime jashtë. Do përcaktuar në aneksin e kodit etik se bashkëshortët e anëtarëve të kabinetit, s’mund të përdorin sallën e vipave në aeroportin e Rinasit. Po ashtu ndalohet dhe përdorimi i makinës së ministrit nga familjarët. Për fat të keq ‘pirja e kafeve’, nuk është zbatuar. Të gjithë qytetarët duhet ta dinë, Qeveria ka një kod etik. Ndaj dua ta bëj me dije se në rastin e parë të mosrepsketimit të Kodit Etik, ministri përgjegjës të kërkojë ndjesë publike dhe në rast të përsëritur do të duhet të largohet. Kjo bën fjalë edhe për mua. S’e kam problem që të respektojë kodin dhe 4 vite të tjera. Po ashtu, një tjetër gjë që sqarohet është dhe çështja e dhuratave. Sot Kryeministria ka një magazinë për dhuratat, qoftë për medaljonet, deri te dhuratat me vlera të larta monetare. Deri në 2013-ën nuk lanë në këtë godinë asnjë dhuratë protokollare, a thua se këtu ka qëndruar një fuqi pushtuese që ka marrë çdo gjë.”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U hodh në liqen për t’u freskuar dhe nuk u kthye më! Zhduket bashkëshorti...

0
Një ditë pushimi në liqenin Vico, në rajonin italian të Lazios, është kthyer në një dramë për ministren italiane të Familjes, Eugenia Roccella. Bashkëshorti...

74 orë shpresë mes rrënojave, por fundi ishte tragjik! Futbollisti argjentinas humb gruan dhe...

0
Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pasi kërkimet 74-orëshe për bashkëshorten e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre, të zhdukur...

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...