25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon nëpër zinxhir postime pas postimesh ”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet ishujt e vendit tek oligarkë apo investitorë të huaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë ndërkombëtarë, Rama i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe keqinterpretime të qëllimshme të proceseve në zhvillim.

“Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por kush prodhon çfarë. Nuk jam këtu për të dëgjuar apo për të përsëritur gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka leje ndërtimi, le ta tregojë. Ka një kompani? Po, sigurisht që ka, por kjo nuk do të thotë se ka një projekt të miratuar,” u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se aktualisht bëhet fjalë vetëm për shprehje interesi dhe jo për vendime të finalizuara, ndërsa shtoi se proceset përfshijnë subjekte private dhe jo tjetërsim të pronës publike.

Rama sqaroi gjithashtu se projektet për Zvërnecin dhe ishullin janë të ndryshme dhe nuk duhet të ngatërrohen mes tyre.

“Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme, nuk janë i njëjti projekt. Është shqetësuese kur krijohet një narrativë ku ishujt e Shqipërisë ‘shiten’ dhe projektohet një imazh i pasaktë i vendit,” tha ai.

Sipas tij, problem mbetet përhapja e informacionit të pa verifikuar që, siç u shpreh, deformon realitetin dhe krijon perceptime të gabuara për Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...