26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kuba refuzon ndihmën amerikane prej 100 milionë dollarësh mes krizës humanitare, përplasje deklaratash me SHBA-në

Qeveria e Kuba ka refuzuar një ofertë ndihme humanitare prej 100 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një periudhë kur vendi po përballet me pasoja të rënda nga uraganet, mungesë të karburantit dhe një krizë ekonomike të thelluar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se ndihma ishte e destinuar për popullin kuban, por sipas tij autoritetet në Havana nuk kanë pranuar që ajo të shpërndahej. Ai shtoi se më herët Shtetet e Bashkuara kanë ofruar rreth 6 milionë dollarë ndihmë përmes organizatave humanitare si Caritas dhe Kishës Katolike.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Kubës ka mohuar ekzistencën e një oferte të tillë në formën e deklaruar nga Uashingtoni, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe duke akuzuar SHBA-në se po përdor situatën humanitare për qëllime politike. Havana zyrtare thekson se kriza aktuale në vend është e lidhur edhe me sanksionet amerikane, të cilat sipas saj kanë ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë dhe furnizimin me energji.

Përplasja e re diplomatike vjen në një moment të ndjeshëm për Kubën, ku situata humanitare dhe ekonomike mbetet e tensionuar, ndërsa mungesa e konsensusit mes dy vendeve vijon të thellohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...