26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kurti shpall fitoren e LVV-së: “Më e madhja në historinë e vendit”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke e cilësuar atë si “fitoren më të madhe në historinë e vendit”.

“Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, deklaroi Kurti para mbështetësve, ndërsa theksoi se partia e tij është në rrugë për të tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur kishte marrë 50.2 për qind të votave.

Sipas Kurtit, rezultati i zgjedhjeve të së dielës kërkon veprim të shpejtë institucional. “Sa më parë që certifikohen rezultatet, aq më shpejt na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë”, u shpreh ai.

Duke folur për sfidat e legjislaturës së re, Kurti tha se Qeverinë e ardhshme e pret zbatimi i Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian në vlerë prej 880 milionë eurosh, si dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, që sipas tij kapin vlerën e mbi 1 miliard eurove. Në këtë kuadër, ai ftoi partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, veçanërisht për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe miratimin e projektligjeve të rëndësishme.

Kurti u ndal edhe te çështja e zgjedhjes së presidentit të ri, duke thënë se është ende herët për të diskutuar konkretisht këtë temë. “Sonte do të festojmë”, tha ai, por shtoi se çështja e presidentit duhet trajtuar në bashkëbisedim me opozitën dhe me presidenten aktuale, Vjosa Osmani, së cilës i përfundon mandati në mars.

I pyetur nëse do të negociojë me opozitën për presidentin dhe nëse kjo e fundit mund të propozojë kandidatin, Kurti theksoi se negociimi dhe dorëzimi i vendimmarrjes janë dy gjëra të ndryshme. “Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ato do të jenë testi i parë serioz i bashkëpunimit qeveri-opozitë në katërvjeçarin e ardhshëm”, u shpreh Kurti, duke nënvizuar se fillimisht pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...