25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Zjarr tragjik në një azil pleqsh në Indonezi, 16 të vdekur dhe disa të plagosur

Një zjarr i rëndë ka shpërthyer në një azil pleqsh në ishullin indonezian Kelibia, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e tre të tjerëve, njoftuan autoritetet lokale.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në një kohë kur shumica e të moshuarve ndodheshin në dhomat e tyre duke pushuar. Sipas autoriteteve, flakët u përhapën me shpejtësi, duke e bërë të vështirë evakuimin në kohë të të gjithë personave brenda objektit.

“Kemi 16 viktima dhe tre persona të plagosur që kanë pësuar djegie,” deklaroi Jimmy Rotinsoulou, duke shtuar se shumica e viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre.

Forcat e emergjencës arritën të nxjerrin gjallë 12 persona nga godina në flakë, të cilët u transportuan me urgjencë në një spital aty pranë për të marrë ndihmë mjekësore.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Mediat e huaja theksojnë se zjarret vdekjeprurëse janë relativisht të shpeshta në Indonezi, një arkipelag me mbi 17 mijë ishuj, ku shpeshherë ndërtesat nuk përmbushin standardet e nevojshme të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...