22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kuvendi rinis procedurën për plotësimin e vendeve të lira në KLGJ dhe KLP

Kuvendi është përfshirë në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve të lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), duke filluar procedurat me përzgjedhjen e kandidatëve nga radhët e avokatisë dhe shoqërisë civile.

Nënvizohet se për procedurat e votimit të kandidatëve në KLGJ dhe KLP, është ngritur nënkomisioni për vakancat, me përfaqësues të të dy palëve politike.

Megjithë këtë, ka pasur kontestime dhe akuzime nga opozita, siç është rasti i deputetit të PD Enkelejd Alibeaj, i cili ka akuzuar mazhorancën për tentativë për të emëruar në organet e drejtësisë njerëzit e saj për qëllime politike.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka skualifikuar 6 kandidatë. Në pamje të parë ka një gjë ose Avokati i Popullit ka dështuar për të vlerësuar kriteret e kushtet dokumentacionit, ose sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, një vartës i mazhorancës, në një kohë shumë të shkurtër ka vepruar politikisht. Nga analiza sesi parlamenti i është qasur sistemit gjyqësor kjo është një lëvizje politikisht e orientuar atë që ka ekzekutuar Sekretari i Përgjithshëm.

Kjo tregon se cila është qasja juaj me sistemin e pavarur. Vazhdon e njëjta histori për të kapur organet e drejtësisë. Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm spastrohen ato që nuk janë në oborrin e mazhorancës dhe lihen ata që nuk janë në oborrin e mazhorancës. Janë shkualifikuar 4 nga kandidatët që Avokati i Popullit i ka renditur me pikë më lart. Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK’- tha Alibeaj

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, është kritikuar për diskualifikimin e disa kandidatëve nga gara, duke shkaktuar debate rreth pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe orientimit politik të veprimeve të tij.

Lista përfundimtare e kandidatëve përplotësues të vendeve në KLGJ dhe KLP është publikuar nga Kuvendi, ndërkohë që procedurat për zgjedhjen e tyre pritet të vazhdojnë në seancë plenare, duke përfshirë edhe votimin nga lista e publikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...