10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Lulzim Basha kujton përvjetorin e revoltës së Spaçit: Në mbrojtje të trashëgimisë historike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujtoi përvjetorin e revoltës së Spaçit, duke nderuar aktin e guximshëm të burgosurve politikë që u ngritën kundër diktaturës. Në postimin e tij, ai theksoi nevojën për njohjen e pjesës së përgjegjësisë së shtetit për vuajtjet e tyre dhe përfundimin e kalvarit të dëmshpërblimit ekonomik për të përndjekurit.

Basha gjithashtu denoncoi planet për ngritjen e një instalacioni artificial larg vendit të memories të burgut të Spaçit, duke propozuar shpalljen e tij Muze Kombëtar, si një mënyrë për të mbrojtur trashëgiminë historike dhe për të mos harruar kurrë të kaluarën e errët të diktaturës.

Postimi i plotë i Bashës

Ndonëse Shqipëria ishte një kamp i madh i rrethuar me tela me gjemba, 51 vite më parë, në një akt të paimagjinueshëm guximi revolta e Spaçit e dridhi regjimin e Tiranës.

Burrat që u ngritën kundër diktaturës gjakatare në një prej burgjeve më famëkeqe komuniste, ishin të vetmit njerëz të lirë në një Shqipëri të robëruar. Revolta e Spaçit është përjetësuar në histori si monument i qëndresës dhe trimërisë përkundër terrorit të pashembullt.

Mirënjohje dhe lavdi përjetë heronjve të Revoltës së Spaçit!

Edhe pse s’ka shpagim të plotë për vuajtje dhe sakrifica të tilla, fatkeqësisht pas rënies së regjimit komunist nuk u bë mjaftueshëm për të përndjekurit dhe familjet e tyre. Ndaj ajo që do të bëjmë është të njohim pjesën e përgjegjësisë së shtetit për ferrin në të cilin janë detyruar të kalojnë, duke marrë fund një herë e mirë kalvari i dëmshpërblimit ekonomik të drejtë për vuajtjet e tyre.

Po kaq e rëndësishme është puna e madhe dhe e vonuar me kast për përjetësimin e kujtesës historike.

Burgu i Spaçit është dëshmi therëse e kalvarit të vuajtjeve dhe persekutimit çnjerëzor, është golgota e torturës dhe terrorit të mijëra të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Ky monument i trashëgimisë historike vendi simbol dhe eponim i dhunimit të lirive dhe të drejtave themelore, njëkohësisht simbol i qëndresës e revoltës në ditët më të errëta të regjimit komunist, duhet të marrë vendin që i përket.

I papranueshëm është plani për ngritjen e një instalacioni artificial larg larg vendit të memories duke e shndërruar burgun e Spaçit në një aneks, duke shkaktuar humbjen graduale të interesit mbi vlerat e tij si trashëgimi historike, si një vend memorie e dëshmisë së gjallë, si një moment reflektimi dhe përballje emocionale me të vërtetën, e për rrjedhojë degradimin e plotë të tij në harkun e pak viteve.

Në nderim të kujtesës të atyre që nuk jetojnë, të atyre që kemi mes nesh, dhe për hir të brezave të ardhshëm, Partia Demokratike e Shqipërisë, i ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë shpalljen Muze Kombëtar të Kampeve të Spaçit dhe Tepelenës.

Rishikimi i teksteve shkollore dhe pelegrinazhi i brezave të rinj në vendet simbol të terrorit dhe persekutimit komunist janë investime të domosdoshme të shoqërisë dhe shtetit shqiptar për të mos harruar dhe mos përsëritur kurrë më tragjeditë e të shkuarës së errët të diktaturës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...