25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Lali Fiku, Lali Vjedhësi ua dha vulën”, Noka replikon në Kuvend me Ballën

Replika mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka këtë të Enjte në Kuvend. Fillimisht Balla u dha një përgjigjie akuzave të demokratit ndaj drejtorit të Shkollës së Magjistraturës dhe gjithë procesit të zgjedhjes së fituesve.

Shkollën e Magjistraturës ia kemi besuar partnerëve tanë më të rëndësishëm, OSBE-së. Aty janë projektet e shumta, mirënjohje taksapaguesve amerikanë përmes të cilëve është mbështetja amerikane. Aty është Këshilli i Europës dhe plot partnerë të tjerë. Një proces që është qartësuar në publik, nuk ka asnjë problem. Është ribërë vlerësimi, asnjë prej atyre aty s’ka ankesa. Pse ankohesh ti?! Dëgjova që godisni Arben Rakipin, drejtorin e shkollës. Si ka mundësi ti si krye zëvendës lider riformon gjithë baltën që ka prodhuar ish-lideri yt, në arrest shtëpie”, iu drejtua ministri Nokës.

Më tej ai shtoi se opozita ka sulmuar herë pas here prokurorët dhe ambasadorët amerikanë në vend.

“Nga ’92-i deri në 2024-ën babai yt politik i ka sulmuar me radhë…Ju nuk të lini as hapësirë t’ju mbrojë kush, nuk keni lënë asnjë Prokuror të Përgjithshëm, me përjashtim të Adriatik Lallës për arsye që nuk po i ndaj këtu. Dhe pastaj qershia mbi tortë, keni sulmuar të gjithë ambasadorët amerikanë. I pari tek i fundit!  Si ka mundësi që ju sulmoni, Flamur, o Flamur! Ngrije kokën!”

Për ngjarjen e së Dielës ku gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër iu vendos eksploziv te dera e shtëpisë,

Balla tha: Vini merni fjalën këtu në mëngjes, kërkoni përgjegjësi që nuk na takojnë, kur bëhet fjalë për një sulm ndaj një magjistrati si ajo që ka ndodhur të Dielën në Shkodër që unë e kam thënë është një test për Policinë e Shkodrës. Që sapo të konkludohet bashkë me Prokurorinë është diçka që duhet ta zbardhim domosdoshmërisht, në mënyrë që maskarenjtë të mos marrin hov kundër drejtësisë së re të ngritur mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër. Ka ardhur koha që edhe disa prej jush t’i thirrin mendjes.

Në mbyllje ai i përmendi Nokës “letra” e “dosje”.

“Ti je i fundit që flet për histori me sigurira Flamur! I thua Arben Rakipit sigurims, jo mos e bëj këtë se po u hapën ato të shkreta letra, aman s’dihet si del. Ore dëgjo, dëgjo… Në këtë sallë ju e dini dhe si ka funksionuar, shumica kanë qenë çik këtej.(krahu i mazhorancës) E vërteta është se falë hapjes së dosjeve, kështu që Flamur kërkoi falje Shkollës së Magjistraturës. Mund të ketë qenë ëndërr e mbetur në sirtar për ty, po ti zgjodhe doktorin, dhe si ai doktori tjetër se bëre kurrë profesionin.”

Noka e replikoi duke përsëritur akuzat e tij ndaj qeverisë aktuale.

Ndërsa kohën tuaj e cilëson të gjithë të inkriminuar, që nga ti dhe kryeministri yt, të gjithë të zhytur në batak. Sepse koha juaj është koha e avionëve të drogës, e hashashit, e kokainës, e Xibrakës. Xibraka ju djeg shumë ju. Edhe Fieri pas Xibrakës, që ishte projekt për laborator të kokainës, por nuk guxoni ta përmendni. Koha juaj kjo është. Por e thashë, koha juaj është koha e vjedhjes 100%. Lali Fiku, Lali Vjedhësi ua dha vulën. Hajdut 100%. Unë po ua them që Arben Rakipi është spiun i Sigurimit të Shtetit, sikundër ti je produkt i krimit në këtë parlament dhe këtë qeveri. Unë jam ku jam, këtu kam qenë. Letrat e hapura, askush që është i pastër, nuk fshihet pas letrave. Por po të hapen letrat, del Metamorfoza ku jeni të gjithë të zhytur aty brenda”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...