23.5 C
Tiranë
Friday, May 17, 2024
spot_img

Nderohet me titull nderi Ali Ahmeti: “Një shqiptar ndër më të mirët për kontributin e tij “

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u nderua sot me titullin “Qytetar Nderi” të Tiranës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e të drejtave dhe vlerave shqiptare në rajonin e Ballkanit. Ceremonia, e mbajtur në prani të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, u shënuar nga fjalime të ngrohta dhe përgëzime për rolin e Ahmetit në të mirën e përbashkët shqiptare.

Në fjalën e tij, Ahmeti shprehu mirënjohjen për Tiranën dhe Shqipërinë si krah për bashkësinë shqiptare kudo. Ai u përqëndrua në bashkëpunimin dhe angazhimin për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve, duke ndarë nderin e pranuar me ata që kanë sakrifikuar për këtë qëllim.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama e vlerësoi Ahmetin si një shembull të mirë për të gjithë shqiptarët, duke theksuar rolin e tij në përparimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

“Ka një gjë që nuk e luan dot as topi e cila është se historia do ta thotë me zë dhe më të fortë se kushdo sot dhe që është se atë që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë në Republikën e RMV dhe për ngritjen lart të shqiptarëve të gjithë ne të tjerët nuk mund ta diskutojmë, por vetëm duhet ta pranojmë dhe nëse jemi të mençur ta marrim si një mësim nga një shqiptar ndër më të mirët”, tha Rama.

Vendimi për të ndarë këtë titull u mor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, njohur për përpjekjet e Ahmetit në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përparimit të bashkësisë shqiptare në Ballkan. Ahmeti u nderua për rolin e tij si lider politik dhe për kontributin e tij në zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe të harmonizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT