25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Lejuan persona të paidentifikuar të hynin në zonë” – Policia i heq licencën dy kompanive të sigurisë pas ngjarjeve në Zvërnec

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar heqjen e licencës për dy subjekte private të sigurisë fizike, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”, pas shkeljeve të konstatuara gjatë dhe para një tubimi të mbajtur më 30.05.2026 në zonën e Portonovës, Zvërnec.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen pas hetimeve administrative që po kryhen nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike, të cilat po shqyrtojnë veprimet dhe mosveprimet e subjekteve të kontraktuara për ruajtjen e objektit.

Nga verifikimet ka rezultuar se subjekti “Myrto Security 1.3A” nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurinë e objektit dhe nuk ka zbatuar rregullat për regjimin e hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve. Po ashtu, sipas policisë, nuk është administruar lista e personave dhe mjeteve të lejuara në territorin e mbrojtur.

“Për shkak të mospërmbushjes së këtyre kritereve, më datë 30.05.2026, janë lejuar të hyjnë në brendësi të rrethimit, persona të paidentifikuar dhe të panjohur nga personeli i shërbimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet administrative vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota të subjekteve dhe çdo shkelje të mundshme ligjore gjatë ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...