28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Libra falas për tre klasat e para në fillore, sportistët dhe trajnerët do të shpërblehen”, Kushi në deklaratë për mediat

Ministria e Arsimit Evis Kushi ka thënë në deklaratën për mediar vendimet e qeverisë për ditën e sotme. Ajo ka thënë se kanë vendosur të lehtësojnë barrën financiare për familjet në nevojë duke siguruar tekste falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën, ndërsa ata më të rriturit do i mbajnë librat në përdorim dhe kur të kenë mbaruar vitin shkollor do i dorëzojnë për ti përdorur brezat që vijnë pas tyre.

Gjithashtu Kushi ka shprehur se është kërkuar buxhet shtesë për sportistët dhe trajnerët e tyre dhe sot është aprovuar buxheti shtesë prej 45 milionë eurosh në mbështetje të sportistëve që kanë ngritur vlerat e Shqipërisë.
Kushi: Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve pasi jo të gjithë mund të sigurojnë tekstet shkollore, do të aplikojmë tekstet në përdorim.

Sot në këshillin e ministrave për shkak të një kërkese të vazhdueshme kemi vendosur që nga klasa e parë tnë të tretën tekstet të jepen falas. Mosha e tyre e vogël e ka të pamundur të kujdeset për librat kshuqë sdo të kenë nevojë ti kthejnë ndërsa më të rriturit do ti kenë në përdorim për ti dorëzuar brezit tjetër kur të mbarojnë vitin shkollor.

Kemi kërkuar buxhet shtesë për shpërblimin e sportistëve elitarë. Sportistët tanë na kanë bërë krenarë dhe kto rezultate i kanë kaluar pritshmëritë tona dhe buxhetin tonë financiar. Kërkuam 45 milionë euro shtesë dhe kjo u aprovua sot. Do të shpërblejmë spotistët dhe trajnerët e tyre duke i falenderuar që kanë ngritur lart flamurin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...