27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Nuk ishte takim sekret, nënkryetari i AAK-së sqaron takimin me Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësues nga Kosova kanë marrë pjesë në një takim me përfaqësues të Serbisë në Zvicër. Për takimin e zhvilluar në mes të nëntorit raportoi këto ditë mediumi zviceran, NZZam Sonntag.

Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së dhe ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës në vitet 2006-2007, tha për Gazetën Express se takime të tilla “mbahen për shumë vite”. Ato, thotë ai, “nuk janë takime negociuese”.

“Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshëm, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini.

Ai përmendi rregullin Chatham House për takime të tilla joformale, të cilat tha se i mbështet qeveria zvicerane.

“Rregulla Chatham House nënkupton moscitim të njeri-tjetrit e jo fshehtësi të diskutimeve. Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, tha Gjini.

Sipas mediumit serb, Kosovo Online, më 11 dhe 12 nëntor, Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) ka organizuar një takim joformal me përfaqësues të partive parlamentare të Kosovës dhe të Serbisë “për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet në të ardhmen dhe për të zgjidhur cështjet urgjente”.

Raportohet se në këtë takim Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e LVV-së, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...