15.5 C
Tiranë
Wednesday, April 15, 2026
spot_img

“Ligj kriminal” dhe përplasje në Samitin e Diasporës – minatori nga Bulqiza debat me Ballën për 7501 dhe statusin e minatorit

Në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Tiranë është shënuar një debat i fortë mes një minatori nga Bulqiza në emigrim dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Shkak i përplasjes u bënë çështjet e pronësisë mbi tokën dhe ligji 7501, si dhe mungesa e statusit të minatorit, për të cilin emigranti tha se është premtuar prej vitesh, por ende nuk është miratuar.

Gjatë fjalës së tij, minatori e cilësoi ligjin 7501 si “ligj kriminal”, duke pretenduar se ka krijuar probleme të vazhdueshme me pronat dhe trashëgiminë familjare.

Nga ana e tij, Balla u përgjigj duke thënë se “Paketa e Maleve” synon të zgjidhë pikërisht këtë situatë dhe se qytetarët duhet të ndjekin procedurat përkatëse përmes institucioneve vendore.

Debati vijoi më tej me tension, ku minatori ngriti edhe çështjen e statusit të minatorit, duke theksuar se premtimi për miratimin e tij daton që në vitin 2013 dhe nuk është realizuar ende.

Në disa momente pati ndërhyrje dhe përpjekje për të kufizuar fjalën e tij, ndërsa diskutimi u mbyll mes shkëmbimesh të drejtpërdrejta mes palëve në panel.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 15 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i fokusuar. Ditë e mirë për të përfunduar projekte dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Stabiliteti është në...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 15 Prill 2026

0
Më 15 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte përgjithësisht të favorshme në të gjithë territorin. Gjatë ditës priten...

Xhixho: Mazhoranca rrëzoi uljen e çmimit të naftës, qytetarët po përballen me rritje kostosh

0
Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas votës së mazhorancës në Komisionin e Ligjeve kundër projektligjit të kësaj force...

Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në “BB VIP 5” – zbulohet zarfi

0
Pas Rogertit dhe Mirit, Selin është bërë banorja e tretë që ka thyer kutinë e fundit të emergjencës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP...

Rama i dorëzon dokumentet shqiptare Eric Adams: “Shpejt do mësoni edhe shqip”

0
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë punimeve të...