17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Linda Rama: Nuk do të angazhohem kurrë në një parti politike

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, u shpreh qartë se nuk ka ndërmend të përfshihet në politikë apo të angazhohet në ndonjë parti politike.

Ajo theksoi se mbështetja e saj për politikën ka ardhur përmes rolit të saj si partnere e kryeministrit dhe duke mbështetur përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.

Unë i kam dhënë politikës nëpërmjet mbështetjes, se politikën e shoh si një instrument për mirëqenien e njerëzve dhe vendit. E kam dhënë duke mbështetur, duke qenë në krah të Edit… Mendoj i kam dhënë gjithçka. Nuk do të angazhohem ndonjëherë në një parti politike. Unë e kam zgjedhur rrugën time dhe nuk e kam ndryshuar. Kam insistuar në atë që dua të bëj dhe e kam të qartë se në çfarë dua të jem e dobishme,” deklaroi Linda Rama.

Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve të herëpashershme mbi një angazhim të mundshëm të saj në politikën aktive, të cilat ajo i hodhi poshtë prerazi, duke konfirmuar përkushtimin e saj ndaj angazhimeve të tjera profesionale dhe personale jashtë arenës politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...