14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Sali Berisha: Premton rritje të pagave dhe rikthim të besimit në qeverisje

 

Në një takim të mbajtur me gratë demokrate në Krishtlindje, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi disa nga premtimet kryesore të platformës së tij politike, duke u përqendruar tek ekonomia, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.

Premtimet Ekonomike

Berisha premtoi një seri masash ekonomike ambicioze, duke përfshirë:

•Rrogën minimale prej 500 eurosh.

•Rrogën mesatare prej 1,200 eurosh.

•200 euro si minimum jetik për qytetarët në nevojë.

•Kthimin e TVSH-së për pensionistët dhe qytetarët me të ardhura të ulëta përmes kartës së konsumatorit.

Ai deklaroi se këto masa nuk janë thjesht premtime, por projekte të mbështetura nga “rezerva financiare të qarta” dhe se zbatimi i tyre do të nisë brenda tre muajve të parë të qeverisjes së tij.

Por kthehemi tek vargu i poetit, qen që nga froni hanë ëndrrat e të rinjve tanë. Ne do bëjmë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet. Nuk do ndërtojmë rrugën me çmimin e 10fishtë që ndërton Kroacia. Nuk do ndërtojmë kurrë shkolla me çmimin e 10fishtë që ndërton BE. Nuk do ndajmë kurrë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Pra, çdo premtim i yni dhe të tjerat që do bëjmë, që i kemi në përpunim, për fermerët, për të rinjtë, do jenë realitet i padiskutueshëm.
Mbi të gjitha ne do rikthejmë ligjin në këtë vend. Do rikthejmë sigurinë për qytetarin. Do rikthejmë ecjen tonë drejt BE dhe begatimit të vazhdueshëm të shqiptarëve. Prandaj dhe keni një mision, por ju siç keni përmbushur misionet gjer sot, kam bindjen më të thellë se misionin e fitores të zgjedhjeve të 11 majit ju do e përmbushni me garancinë më të madhe. Edhe njëherë u uroj këtë ditë, uroj për të gjithë gratë, vajzat, nënat, motrat shqiptare Krishtlindjet dhe Vitin e ri. Uroj që festat e tjera t’i bëjmë me një fitore më 11 maj”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...