30 C
Tiranë
Sunday, September 20, 2026

“Liria ka emër”, shqiptarët protestojnë në Mynih kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Pas tubimeve të zhvilluara në Hagë, Prishtinë dhe Cyrih, shqiptarët janë mbledhur në protestë edhe në Mynih të Gjermanisë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Pamjet nga protesta në Mynih janë publikuar nga platforma “Liria ka Emër”, e cila ka njoftuar për tubimet e diasporës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi i Dhomave të Specializuara, i shpallur më 16 shtator, dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Në total, dënimet për katër ish-krerët e UÇK-së arrijnë në 81 vjet burgim.

Protesta në Mynih është pjesë e një vale tubimesh të organizuara nga shqiptarët në diasporë pas shpalljes së aktgjykimit.

Tubime janë zhvilluar ose janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të Evropës, përfshirë Cyrihun, Këlnin dhe Vjenën, ndërsa protesta janë raportuar apo planifikuar edhe në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tubuesit shprehin kundërshtimin ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara dhe solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së, ndërsa organizatorët vijojnë mobilizimin e diasporës shqiptare në vende të ndryshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua”, dorëhiqet kreu i Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër...

0
Pas reagimeve dhe kritikave për mënyrën se si ishin ekspozuar veshjet e heroit Çerçiz Topulli në Muzeun e Gjirokastrës, kreu i Agjencisë së Trashëgimisë...

“Po hetojmë hakmarrjen”, influencuesja 21-vjeçare nxirret me forcë nga shtëpia dhe ekzekutohet para babait

0
Një influencuese 21-vjeçare është nxjerrë me forcë nga banesa e saj dhe është qëlluar për vdekje para syve të babait, vetëm pak ditë pasi...

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, dëshmia e 68-vjeçarit...

0
68-vjeçari Hysni Patushi është marrë në pyetje nga grupi hetimor pas ngjarjes së rëndë, ndërsa në dëshminë e tij ka folur për konfliktet e...

Humb jetën papritur në moshën 22-vjeçare influencuesja braziliane me 750 mijë ndjekës: Hetohet edhe...

0
Vdekja e papritur e influencueses braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në rrjetet sociale si Duda Alves, ka shkaktuar reagime të shumta...

“Duhet të shpejtojmë”, Berisha pranon vonesat për zgjedhjet lokale: “Jam më shumë për primaret...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar se forca që ai drejton është vonë me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat...