26.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Maestro shijon famën e marrë, krahas punës së tij në Teatrin e Operas më i kërkuari i clube-ve

Armaldo Kllogjeri u habit nga shikueshmëria e madhe që Luizi ka jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Këtë ia tregoi Ronaldo Sharka, i cili në studio i tregoi “Instagram”-in e Luizit, i cili ka afro 700 mijë ndjekës. Maestro ishte kurioz për të mësuar më pas sesa ndjekës kishte arritur ai, e kur e mësoi u ndje mirë. Ronaldo i ka treguar edhe faktin se një video e Maestros me Luizin ishte bërë virale edhe në shtetin grek.

Duket se jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave në netët live. Krahas punës së tij në Teatrin e Operas, si vetë e ka thënë në shtëpinë e Big Brother, ai performon edhe në netët live, kryesisht në dasma.

Por duket se tashmë që ka marrë famë nga loja, të shumta janë clubet në kryeqytet dhe jo vetëm që e kërkojnë për të performuar. Deri në 3 mijë euro shkon çmimi që bizneset janë të gatshëm të paguajnë për ta pasur të ftuarin e tyre. Gjithashtu kanë nisur edhe kërkesat për të publikuar në rrjetet e tij sociale.

Kanë nisur shërbimet e para, ku dhe si duket me një kërkim të thjeshtë, tashmë “Instagrami” i tij është i mbushur me bashkëpunëtorë të rinj.

Armaldo Kllogjeri u eleminua nga shtëpia e BBV pas gati 3 muajsh pjesë e spektaklit. Pas eleminimit, ai u shpreh se edhe nëse do të kishte një biletë kthimi, nuk do kthehej në shtëpi.

Gjihashtu shtoi se është i lumtur që doli nga BBV, pasi ngelën duke e sharë.

“Ky fat më ra. Shyqyr që nuk ishte një biletë vajtjeardhje. Unë dua të kaloj shumë kohë me familjen time. Bashkëshorten e kam shtatzënë, vajza ka nevojë për dikë ta dërgojë dhe ta marrë nga shkolla. Aida nuk ia del dot vetëm. Nuk do kisha bërë ndonjë gjë më të madhe. Vetë situatat aty brenda, e bëjnë të vështirë të luash ndryshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...