Ka përfunduar mes diskutimesh mbledhja e ditës së sotme, ku deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të Partisë Demokratike. Brenda mbledhjes ka pasur përplasje të qëndrimeve nga një pjesë e krerëve të degëve. Kryetari i degës së Mirditës, Mark Ruçi, i cili konfirmoi kandidaturën me Alibeajn në Mirditë disa ditë më parë, ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dale në zgjedhjet e 14 majit me 61 bashki. Sakaq, kreu i Degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ‘duhet të ruajmë përçarjen e mëtejshme’. Kryetari i degës së PD në Kuçovë, u shpreh kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat. Dhurata Çupi këmbënguli që PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Sipas saj, Alibeaj dhe Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sipas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen. Përsa i përket Tiranës, emrat e kandidatëve të propozuar janë: Roland Bejko, Rudi Erebara, Jonila Godole. Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar rreth listës së kandidatëve për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash në zgjedhjet e 14 majit. Në orën 15:00 Alibeaj zhvilloi një takim me kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë dhe këshilla, ndërsa në orën 18: 00 do të mblidhet Kryesia.
Mbledhja e Alibeaj me PD përfundon, përplasje qëndrimesh mes krerëve të degëve
POSTIMET E FUNDIT
“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...
“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Të ulur në...
“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...
Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...
“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...





