30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë “Partneritet Strategjik”: Investime britanike dhe bashkëpunim më i ngushtë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski, kanë nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje për një partneritet strategjik dypalësh, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Marrëveshja u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve politike, ekonomike dhe infrastrukturore mes dy vendeve.

“Ne kemi një marrëdhënie të fortë midis dy vendeve tona… Jam shumë i kënaqur me takimin dhe marrëveshjen, dhe mendoj se kemi shumë për të bërë së bashku,” deklaroi Starmer pas nënshkrimit.

Nga ana e tij, Mickoski theksoi rëndësinë konkrete të marrëveshjes, duke njoftuar investime britanike në vlerë prej 6 miliardë eurosh, që do të përqendrohen kryesisht në projekte infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.

“Jam i bindur se do të kemi një bashkëpunim edhe më të madh dypalësh… Ballkani është një rajon me mundësi të mëdha, dhe ne duam të ndajmë përvojën britanike me këtë pjesë të BE-së,” u shpreh Mickoski.

“Qendra kthimi” për emigrantët, Britania në bisedime me Ballkanin

Në një tjetër zhvillim, Starmer konfirmoi nga Tirana se qeveria britanike ka nisur bisedimet me vende të Ballkanit, për të ngritur të ashtuquajturat “qendra kthimi” për migrantët, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar në Britani.

Sipas burimeve nga gazetat britanike The Times dhe The Telegraph, fokusi i Londrës është përqendruar në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe Maqedoninë e Veriut për të ngritur këto struktura.

Kjo lëvizje pritet të ngjallë debat të gjerë politik dhe diplomatik në rajon, ndërkohë që Britania e Madhe po kërkon mënyra alternative për të menaxhuar krizën e emigracionit.

Marrëveshja strategjike dhe diskutimet për emigracionin tregojnë një angazhim të shtuar të Londrës ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur rajoni kërkon mbështetje për integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...