36.8 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Rey Manaj përjashtohet nga Sivasspori në momentin më kritik të sezonit

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, ka marrë një goditje të rëndë në karrierën e tij në Turqi, pasi bordi drejtues i Sivassporit vendosi ta përjashtojë nga skuadra, vetëm pak javë para përfundimit të sezonit të Superligës turke.

Vendimi erdhi pas barazimit pa gola ndaj Bodrum FK, ku trajneri Rıza Çalımbay kritikoi ashpër performancën dhe përkushtimin e Manajt. “Nuk pati asnjë rast për shënim. Pse ta mbaj në fushë një lojtar pa asnjë rast? Nuk ishte dita e tij, ndaj e zëvendësuam,” tha Çalımbay, duke nënkuptuar pakënaqësinë e tij të thellë.

Pavarësisht statistikave të mira personale – 12 gola dhe 5 asistime në 27 paraqitje – raportet mes sulmuesit 28-vjeçar dhe stolitë janë përkeqësuar dukshëm, duke çuar drejt këtij vendimi të papritur.

Nëse përjashtimi do të jetë vetëm një episod apo sinjal për një largim të mundshëm në verë mbetet të shihet, por në këtë fazë të kampionatit, Sivasspori humbet një prej sulmuesve të tij më të rëndësishëm në luftën për mbijetesë.

Gjithçka mbetet në pritje të zhvillimeve të reja në skuadër dhe vendimin final të lojtarit për të ardhmen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...