23.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Masat e reja anti-covid/ Të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin tonë, duhet të paraqesin një prej 3 dokumenteve

Duke u nisur nga situata epidemiologjike në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur disa masa përsa i përket udhëtimeve drejt Shqipërisë.

Të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin tonë, duhet të paraqesin një prej 3 dokumenteve:

Pasaportën e vaksinimit të plotë
Testin negativ të PCR ose antigenik
Provë për kalimin e infeksionit

Kështu, duke nisur nga 6 shtatori, kush do të hyjë në kufijë e territorit shqiptar duhet të këtë pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose provë të kalimit të covid, 6 muaj pas shërimit, si dhe karantinë për 10 ditë.

Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

“Duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga të gjithat pika kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte. Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, ku data e vaksinimit të plotë të jetë jo më e vonshme se dy javë nga data e hyrjes në kufi. Të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenik brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Kjo është e vlefshme dhe pë rata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët nën 6 vjeç nuk i ushtrohen këtyre vendimeve. Qytetarët shqiptarë resident në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, do të izolohen për 10 ditë dhe do njoftojnë autoritetet shëndetësore për të bërë testin” – tha Rakacolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...