26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mashtrime online: Qytetarët shqiptarë nën kërcënimin e spamit nga Nigeria dhe Pakistani

Në ditët e fundit, shqiptarët janë bombarduar me mesazhe nga numra me prefiks jashtë dhe përmes adresave të emailit, të cilat shpesh identifikohen në emër të institucioneve si Posta Shqiptare. Këto mesazhe ftojnë qytetarët të klikojnë në një link për të marrë një pako të porositur. Megjithatë, ekspertët e IT thonë se pas këtyre mesazheve ndodhen mashtrues online nga Nigeria dhe Pakistan, të cilët synojnë të shfrytëzojnë shqiptarët.

Ekspertët shprehen se ky është një lloj sulmi të cilin në fushën inxhinierike e quajnë spam. Ata këshillojnë qytetarët të mos përgjigjen dhe mos klikojnë në linkun e dërguar. Në disa raste, mashtruesit kërkojnë transferta financiare duke shpikur shkaqe të rreme për të justifikuar koston e një pakoje.

Nënkryetari i shoqatës së ekspertëve të sigurisë informative, Tomi Kallanxhi, bën thirrje që të mos shkarkohet asgjë dhe të mos u përgjigjet mesazheve të tilla. Ai tregon se individët e përfshirë në këto praktika janë të aftë për të bindur njerëzit për të plotësuar dokumente të rreme apo mandate pagese të falsifikuara.

“Ky është një sulm që në gjuhën inxhinierike quhet spam. Nëse njerëzit nuk presin një pako nuk kanë pse klikojnë për të marrë një pako. Më pas i thonë se për të zhdoganuar këtë pako, duhet bërë një transfertë 50 euro apo 100 euro për të tërhequr pakon dhe kështu mashtrohet një numër i madh njerëzit. Këto janë shtete si puna e Nigerisë dhe Pakistani që nisin miliona mesazhe. Ndodh e njëjta gjë me Italinë, me Francën. Shtetet nga vijnë mesazhet nuk kanë fuqi ligji për këtë gjë. Shtete si puna e Nigerisë vetëm nga mashtrimet online sjellin të ardhura mbi 100 miliardë dollarë në vit.“E rëndësishme është që të mos shkarkohet asgjë dhe këtyre individëve të mos u kthehet asnjë lloj përgjigje. Ata janë shumë të aftë për të bindur njerëzit për të plotësuar fake dokument apo fake mandate pagese, etj”, shtoi ai.

Eksperti i IT shton se sa më shumë informacione bëhen publike online, aq më shumë rritet rreziku i mashtrimeve të tilla. Ai gjithashtu thekson se policia shqiptare, nëpërmjet AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), mund të ndërhyjë duke bllokuar linket e tilla dhe duke ndihmuar në parandalimin e këtyre praktikave mashtruese online.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...