14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Operacion policor kundër trafikut të drogës në Itali, arrestohen 14 persona, përfshirë 9 shqiptarë

Në agim të ditës së sotme, operacione policore janë zhvilluar në provincat Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini të Italisë, ku policia lokale së bashku me efektivët e departamenteve territoriale kanë zbatuar urdhrat e arrestimit të lëshuar nga gjykata ndaj 14 personave. Ndër të arrestuar janë 9 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 maroken, të cilët akuzohen për posedim dhe tregtim droge, zhvatje, posedim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Operacioni ka nisur nga një hetim kompleks i quajtur “Agimi i Bardhë”, i cili u nis në shkurt të vitit 2021 dhe ka pasuar një analizë të gjerë të tregtisë së marijuanës dhe kokainës në zonën e caktuar. Gjatë hetimit, u zbuluan kanalet e furnizimit të lëndës narkotike, disa prej të cilave lidheshin me qarqet kriminale kalabreze, ndërsa një pjesë e kësaj droge ishte e prodhuar nga të dyshuarit në një fermë në fshatin Alba.

Gjithçka nis nga një hetim kompleks i pagëzuar “Agimi i Bardhë”, i nisur në shkurt 2021, për tregtinë e marijuanës dhe kokainës.

Gjatë këtij hetimi janë zbuluar kanalet e furnizimit të lëndës narkotike, pjesërisht e përfituar nga qarqet kriminale kalabreze dhe pjesërisht e vetëprodhuar nga të dyshuarit me kultivim kanabis në ferma në fshatin Alba.

Njëri nga personat e dyshuar, kishte edhe armë zjarri e përdorur për rikuperimin e borxheve të grumbulluara nga shitja e drogës. Një fermë në Piana Biglini u sekuestrua, e cila përmbante 510 bimë kanabis tashmë të pjekura dhe 18 kg marijuanë të përgatitur për tregtim.

Masa e gjyqtarit hetues parashikon arrest me burg për 8 të dyshuar, arrest shtëpiak për 3, detyrim qëndrimi për 1, ndalim qëndrimi për 1 dhe detyrim paraqitje çdo ditë për 1.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...