26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident në “Pushimin e Shoferit” në Lushnjë-Fier/ Përplasen Volkswagen-i dhe minifurgoni, një person përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnjë-Fier.

Nga përplasja mes një automjeti tip Volkswagen dhe një minifurgoni ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti Volkswagen, i cili po hynte në autostradë nga një rrugë dytësore, është përplasur me minifurgonin që lëvizte në drejtim të Fierit.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i Volkswagen-it, i cili është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e qarkullimit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...