28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Më ka grisur xhupin si edhe ka…”,Princi Leka rrëfen dëshminë për dhunën dhe dëmet materiale

Në dëshminë e tij në komisariatin nr. 6, Princi Leka ka raportuar se ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, e ka sulmuar dhe i ka shkaktuar dëme materiale. Këtu është pjesa e dëshmisë së tij:

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani”rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.
Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.

Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilën më ka goditur”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...