28.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Mesazhe zanore të dërguara nga një profil i rremë në TikTok çuan në vrasjen e Ramazan Matajt në Shkodër

Hetimet e policisë kanë zbuluar se dy mesazhe zanore, të dërguara nga një profil i rremë në TikTok, ishin çuar në drejtimin e një kurthi vdekjeprurës që i mori jetën Ramazan Matajt, i cili u vra më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër. Autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar, u prezantua si vajzë dhe e ftoi Matajn për takim, ku më pas e qëlloi me armë, duke e lënë të vdekur.

Nga hetimet, policia ka zbuluar se Hasaj kishte përdorur një numër telefoni të regjistruar përmes një adrese të rreme në TikTok, ku krijoi një profil me emrin “Majli 544”. Ky profil i dërgoi Matajt dy mesazhe zanore me zë gruaje, të cilat përfshinin mesazhe si: “Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.

Mataj, duke besuar se ishte një vajzë, mori makinën dhe shkoi për t’u takuar, por kjo u shndërrua në një kurth që çoi në vrasjen e tij. Pas ngjarjes, Arjon Hasaj u fiksua nga një kamerë sigurie, dhe në bazë të provave, u arrestua së bashku me të vëllanë, Klisman Hasaj.

Në dëshmitë e tij pas arrestimit, Arjon Hasaj u shpreh se Ramazan Mataj kishte ngacmuar motrën e tij dhe kishte ndikuar për shkatërrimin e martesave të familjes së tij.

Arjon Hasaj akuzohet për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”, ndërsa Klisman Hasaj për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”. Gjykata e Shkodrës ka vendosur t’i lërë ata në burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...