13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Meta: Rama bën hatanë për të marrë rryshfet dhe e ka kënaqësi të mbajë peng dikë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me strukturat e partisë, ku ka folur lidhur me gjendjen ku ndodhet vendi, duke nisur që nga gjendja e kryeqytetit, për të cilin tha se Rama e kishte kthyer Tiranën në një “kurth betoni”.

Më tej ai akuzoi kryeministrin se ky i fundit bënte gjithçka për të marrë rryshfet dhe e konsideroi si një “mashtrues profesionist”.

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta: Ai nuk ndihmon dikë që respekton ligjin. Ka qef të mbajë peng dikë, e ka kënaqësi, të trashëguar nga paraardhësit e tij. Bën namin për të marrë një rryfshfet dhe bën hatanë pastaj kur shkel ligjin. Ka alergji të paparë nga gjelbërimi, shikini çfarë i ka bërë Tiranës dhe Durrësit. E ka kthyer Tiranën në një kurth betoni që përvëlohet në verë dhe në dimër populli të plevitoset. Nuk është ekzagjerim, por e vërtetë sepse vret njerëzit. Ku mund të luajnë fëmijët në këtë mjedis betoni, apo të shëtisin të moshuarit. I vrau jetën dhe shëndetin Tiranës ndërsa vetë iku në Surrel sepse për mushkëritë e veta kujdeset por për mushkëritë e qytetarëve është një xhelat i vërtetë. E nisi me vjedhjet nëpër fasadat e ministrive dhe e vazhdoi me vjedhjet e inceneratorëe.

Nuk dua të flas më shumë për gjithë trajektoren e këtij kryehajduti profesionist si mashtrues, të pangopur por njëmijë përqind i lexuar tashmë nga çdo qytetar dhe socialist i ndershëm të cilët i ka marrë peng.

Unë vetë si president ngaqë më duhej të lëvizja me eskortë, zgjidhja ose mëngjesin ose darkën vonë se e dija çfarë trafiku është dhe njerëzit do shqetësoheshin kur të shihnin makina policie eskorte dhe të tilla. Ju e dini se çdo thotë asgjësim i Tiranës, goditje e simboleve të qytetit. Ju e dini se transporti urban është një katastrofë pjesa më e madhe e autobuzëve janë pa kondicionerë. Edhe te presidenca, tre vjet luftë dhe triumfuan pallatet. E morët vesh, një ditë para se të ikja unë, u bë lajmi se do kujdeseshin për pallatin e Brigadave. Kjo do të thotë se do i fusin thikën edhe gjelbërimit atje, të vetmes hapësirë që ka mbetur atje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...