32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Meta shpërthen ndaj Ramës: Më vinte mua nga mbrapa si xhol

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbledhur sot strukturat e kësaj force politike në Tiranë, ku u ndal te ndërtimet pa kriter në kryeqytet. Meta sulmoi Ramën duke thënë se ka shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër në Tiranë, për ti zëvendësuar ato me blloqe betoni shumëkatëshe.

Meta kujtoi se gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër, Rama në cilësinë e kryetarit të bashkisë sipas tij i shkonte pas, dhe donte të merrte meritat e projekteve.

Ilir Meta: Tirana ka përjetuar si askush tjetër pabesinë e këtij sekti makut dhe antikombëtar, që e nisi duke u përpjekur që të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta, për ti rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta, dhe e ktheu në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet më kulla e sahatit, për shkak se kulla të tjera qiellgërvishëse janë mbushur.

Tirana do të marrë hak për këtë, për ti dhënë fund shkatërrimit dhe degradimit. Ju e mbani mend kur më vinte mbrapa si xhol, unë i kisha lënë detyrë parkun Rinia, dhe krijoi legjendën sikur e kishte bërë ky. E mbani mend parkun te rruga e Elbasanit dhe mu ngjit si xhol ky mua. Pa shkoni njëherë sot mbrapa ETC, tani që i ka ky të gjitha në dorë, çfarë ka bërë ky, një mal me beton.

Gjysma e Tiranës nuk e sheh më Dajtin, e gjysma tjetër nuk i sheh kodrat e Saukut, se ky është raporti i tij me Tiranën, me gjelbërimin, dhe raporti i tij me korrupsionin. Me vrap të madh kur merrja unë vendime që të mbroja trashëgiminë kulturore, dhe ky dilte nga mbrapa. Në mes të ditës do ta ketë… me të qeshur me të ngjeshur! Ligjet e tij do të përdorim ne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...