25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi flet për vrasjen e efektivit të policisë në Lezhë: “Sot përcjellim Dëshmorin e Atdheut”

Një ditë pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat ka thënë se shumë shpejt do të ketë një informacion të plotë rreth situatës.

Çuçi thotë se sot do të përcillet polici si dëshmor atdheu teksa theksoi se SHÇBA po bën punën e saj.

Ai theksoi se ky vit do të jetë ndër më të suksesshmit në luftën kundër kanabisit në Shqipëri pasi deri më tani ka arritur majat.

“Policia e ka bërë të qartë edhe operacionin për të cilin forcat e policisë ishin dje në të ngjarje për fat të keq tragjike. Kështu që besoj se në drejtorinë e policisë do të merrni informacionin për atë situatë”, tha ministri.

‘’SHÇBA bën punën e saj para ligjit, mos merruni me këtë çështje, sot do të përcjellim Dëshmorin e Atdheut.

E keni gabim, statistika ka, botohen çdo muaj. Kemi statistikat që publikohen periodikisht bashkë me partnerët tanë. Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar majën, e tregojnë shumë këtë.

“Shkoni në drejtorinë e policisë dhe aty do ti gjeni statistikat. Ju siguroj që lufta kundër fenomenit të mbjelljes së kanabisit ka shënuar majat këtë vit. Së pari është numri i hektarëve që janë asgjësuar, është presioni që është rritur nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik dhe janë të dhëna të tërthorta, nuk ka asnjë gomone të kapur këtë vit me kanabis ne Itali. Këto janë tregues që ky fenomen është zvogëluar. Besoj se do jetë një nga vitet më të suksesshme”, tha ministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...