34.9 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Mitsotakis: Greqia do ta marrë vaksinën anti-Covid më 26 dhjetor

Greqia do ta marrë ngarkesën e parë të vaksinave të koronavirusit më 26 dhjetor, tha të premten Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, duke shtuar se vaksinimet e para do të bëhen në pesë spitale të caktuara për Covid, në Athinë dhe Selanik.

Në fillim, tha Mitsotakis, vaksinat do t’u sigurohen punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe atyre në mjediset e kujdesit afatgjatë. Vaksina do t’i afrohet popullsisë mbi 65 vjeç, rreth 2,4 milionë personave, tha ai.

Mitsotakis foli pas një takimi të mbajtur për të diskutuar strategjinë e imunizimit të Greqisë në selinë e Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY). Ai tha se sipas azhurnimit më të fundit të EMA, miratimi i vaksinës Pfizer pritet më 22 dhjetor.

Në buletinin e saj ditor të enjten, EODY njoftoi 78 vdekje dhe 1,155 infleksione të reja në periudhën 24-orëshe. Numri i pacientëve të intubuar ishte 542.

Ndërkohë, të premten u shfaqën fotografitë e frigoriferëve të parë të magazinimit të vaksinave në Selanik, të prodhuara nga firma japoneze PHCbi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...