26.5 C
Tiranë
Thursday, May 21, 2026
spot_img

Moderna me një vaksinë të posaçme për variantin Omicron

Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi të mërkurën se ka filluar provat klinike për dozë përforcuese të vaksinës, e krijuar posaçërisht për të luftuar variantin omikron të koronavirusit.

Provat do të përfshijnë gjithsej 600 të rritur, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza të vaksinës së kompanisë Moderna kundër COVID-19 të paktën gjashtë muaj më parë, dhe gjysma tjetër që ka marrë tre doza të vaksinës.

Prandaj, doza përforcuese e krijuar posaçërisht për variantin Omicron do të vlerësohet për përdorim si një dozë e tretë dhe e katërt.

Kompania raportoi gjithashtu rezultatet mbi efikasitetin kundër variantit Omicron të dozës përforcuese tashmë në përdorim.

Kompania tha se gjashtë muaj pas injektimit me dozën përforcuese, niveli i antitrupave neutralizues kundër Omicron-it u zvogëluan me nivel 600 për qind krahasuar me nivelin e vërejtur 29 ditë pas vaksinimit, por mbeti i diktueshëm tek të gjithë pjesëmarrësit në studim.

Këto të dhëna janë marrë nga studimi i gjakut të 20 personave që kishin marrë dozën përforcuese prej 50 mikrogramësh, sa gjysma e sasisë së dy dozave të para.

“Ne jemi të inkurajuar nga qëndrueshmëria e antitrupave kundër Omicron-it gjashtë muaj pas marrjes së dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, tha përmes një deklarate, Stephane Bancel, shef ekzekutiv i kompanisë Moderna.

“Megjithatë, duke patur parasysh kërcënimin afatgjatë të demonstruar nga Omicroni përmes shmangies së imunitetit (e krijuar nga dozat e mëparshme të vaksinës), ne po vazhdojmë me fazën e dytë të provave klinike për vaksinën kundër këtij varianti ngjitës të COVID-19”, shtoi zoti Bancel.

Deklarata e kompanisë Moderna erdhi një ditë pasi rivalët Pfizer dhe BioNTech thanë se kishin filluar regjistrimin e pjesëmarrësve për një provë klinike me një vaksinë specifike kundër variantit Omicron.

Të dyja vaksinat bazohen në teknologjinë RNA, duke e bërë relativisht të lehtë modifikimin e tyre, duke krijuar mundësinë për të mbajtur hapin me mutacionet specifike të varianteve të reja të COVID-19.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar të shohin një rënie të rasteve të lidhura me valën e infeksioneve të shkaktuara nga Omicron, varianti më i transmetueshëm i zbuluar deri më tani, por numri i infeksioneve në mbarë botën vazhdon të rritet

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 21 Maj 2026

0
♈ Dashi Energjia është e lartë dhe ndihesh më aktiv. Ditë e mirë për kontakte, takime dhe iniciativa të reja. ♉ Demi Fokusohu te stabiliteti dhe çështjet...

Parashikimi I motit, e Enjte, 21 Maj 2026

0
Më 21 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët, me kushte tipike të verës së hershme në shumë zona...

Motra rrëfen tragjedinë e Xhuana Nikollit: “E gjetëm pa ndjenja pas telefonatës, kishte lënë...

0
Rasti i Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën pas konsumimit të fotoksinës në një apartament me qira në Tiranë, është bërë publik përmes dëshmive...

Tragjedi në New York: Shqiptarja 56-vjeçare humb jetën pasi bie në pusetën e hapur...

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar në New York City, ku një grua ka humbur jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të hapur në...

Zjarri që shkrumboi tregun e Lushnjës, tre persona shpallen në kërkim si autorë të...

0
Hetimet për zjarrin që përfshiu tregun e fruta-perimeve në Lushnjë kanë çuar në identifikimin e tre shtetasve si autorë të dyshuar të zjarrvënies, të...