25.9 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

“Mos ndani kurrë kodin 6-shifror”/ Policia del me paralajmërim urgjent për përdoruesit e WhatsApp: Ja skema e re e mashtrimit

Policia e Shtetit ka publikuar një apel të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, duke paralajmëruar për një skemë të re mashtrimi kibernetik që synon marrjen e kontrollit të llogarive të aplikacionit WhatsApp.

Sipas njoftimit zyrtar, janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat përdoren nga autorët për të mashtruar përdoruesit dhe për të marrë akses në llogaritë e tyre.

Mashtruesit përdorin pretekste të ndryshme, si ftesa për të votuar në konkurse online ose kërkesa për konfirmimin e një veprimi. Pasi përdoruesi klikon mbi linkun, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.

Sipas Policisë, ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër, duke marrë kontrollin e plotë të saj dhe duke përjashtuar përdoruesin e ligjshëm nga aksesi.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve:

* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;
* Mos ndani kurrë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp me askënd;
* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;
* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për rikuperimin e saj dhe njoftoni kontaktet tuaja.

Në përfundim të njoftimit, Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj mashtrimeve kibernetike.

“Mbroni të dhënat tuaja! Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...

“Ju lutem, mos vini te shtëpia ime”, Gjesti apel prekës për fansat: Kam nevojë...

0
Këngëtari i njohur Gjesti u ka bërë një apel publik fansave të tij, duke kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes,...

Sulm me dronë pranë Moskës, shpërthen zjarr në fabrikë dhe pezullohen fluturimet në tre...

0
Autoritetet ruse raportuan se në mëngjesin e 28 korrikut është ndërmarrë një sulm me dronë drejt rajonit të Moskës, ndërsa një zjarr ka shpërthyer...

Tragjedi në familjen e trajnerit të Kansas City Chiefs, bashkëshortja qëllohet me armë nga...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e ndihmëstrajnerit të Kansas City Chiefs, Eric Bieniemy. Bashkëshortja e tij, Mia Bieniemy, 57 vjeçe, është plagosur...