35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Tragjedi në familjen e trajnerit të Kansas City Chiefs, bashkëshortja qëllohet me armë nga djali i tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e ndihmëstrajnerit të Kansas City Chiefs, Eric Bieniemy. Bashkëshortja e tij, Mia Bieniemy, 57 vjeçe, është plagosur rëndë me armë zjarri në banesën e familjes në Virginia, ndërsa si autor i dyshuar është arrestuar djali i tyre.

Sipas Policisë së kontesë Loudoun, gruaja u qëllua disa herë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Në pranga ka përfunduar Elijah Zion Bieniemy, 27 vjeç, i cili përballet me akuza për plagosje të rëndë, përdorim të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi dhe shkrepje të armës brenda një banese.

Burime për ESPN bëjnë me dije se Mia Bieniemy është plagosur në kraharor dhe në krah.

Pas incidentit, Eric Bieniemy u largua menjëherë nga kampi stërvitor i Kansas City Chiefs dhe mungoi në seancën stërvitore të së hënës.

Trajneri i skuadrës, Andy Reid, shprehu mbështetjen e tij për kolegun dhe familjen e tij.

“Zemrat tona janë me Eric Bieniemy. Mia është në gjendje të qëndrueshme, dhe kjo është një gjë pozitive. Të gjithë e duam EB dhe është e dhimbshme të shohësh gjëra të tilla të ndodhin,” tha Reid.

Ai shtoi se ende nuk dihet se kur Bieniemy do t’i rikthehet skuadrës, ndërsa detyrat e tij do të mbulohen përkohësisht nga pjesëtarë të tjerë të stafit.

“Kjo është jeta reale. Gjëja më e rëndësishme është që Eric të kalojë kohë me familjen dhe të kujdeset për këtë situatë,” u shpreh Reid.

Sipas autoriteteve, policia mbërriti në banesën e familjes në Ashburn, Virginia, të dielën në mbrëmje, pas një telefonate që sinjalizonte të shtëna me armë zjarri.

Elijah Bieniemy mbahet aktualisht në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Eric Bieniemy është një nga trajnerët më të njohur në futbollin amerikan. Ai ka qenë pjesë e stafit të Kansas City Chiefs për shumë vite, duke kontribuar në fitimin e dy titujve Super Bowl, ndërsa këtë sezon ishte rikthyer sërish në skuadër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...