31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

“Mos u afroni se do iu vras!” – Detaje të reja nga ngjarja në Orosh,Erzen Uka u vetëplagos

Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u ngujuan për disa orë në një banesë të braktisur, duke refuzuar t’i bindeshin urdhrave të policisë për t’u dorëzuar. Vetëm pas negociatave të gjata me një familjar, ata pranuan të dilnin dhe t’i dorëzoheshin forcave të rendit.

Gjatë kontrollit të banesës, policia ka sekuestruar tre armë zjarri dhe sasi municioni luftarak, çka konfirmon rrezikun e lartë të situatës.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Eren (Erzen) Uka dyshohet të jetë vetëplagosur, me qëllim që dëmtimi i tij të interpretohej si pasojë e një ndërhyrjeje të policisë. Ai ka marrë një plagë të lehtë në zonën e kofshës.

Ndërkohë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku nuk kanë pranuar ende të japin deklarime përpara hetuesve, duke vështirësuar ritmin e hetimit.

Sipas informacioneve paraprake, aksioni i Policisë së Shtetit kishte nisur që në mëngjesin e djeshëm, si pjesë e kontrollit të zonave të dyshuara për kultivim kanabisi.

Në momentin që patrulla iu afrua banesës, të rinjtë e armatosur kanë lëshuar paralajmërim kërcënues, duke thënë:
“Mos u afroni se do iu vras!”

Forcat RENEA u angazhuan për disa orë në vendngjarje, duke siguruar perimetrin dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës deri në dorëzimin e dy personave.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia po verifikon motivet e qëndrimit të tyre në banesë dhe lidhjet e mundshme me aktivitete kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...