34.3 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Moti i keq sjell probleme në Vlorë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur të ankorohet

Moti i keq ka sjellë disa problematika në qytetin bregdetar të Vlorës.

Një prej trageteve të linjës Brindisi-Vlorë, nuk ka mundur dot të ankorohet në kalatat e portit në qytetin bregdetar. Në bordin e tragetit, kanë mbetur të bllokuar 77 persona.

Probleme janë paraqitur edhe në Durrës ku Autoriteti Portual ka njoftuar  se , trageti  i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme.

Njoftimi i plotë

Për arsye të motit të paqendrueshëm, trageti  i linjës Ankona- Durrës “AF Marina” që ishte parashikuar të mbërrinte mesditën e sotme në Portin e Durrësit, ka hasur vonesa dhe vështirësi në lundrim, prandaj pritet të mbërrijë në orët e para të ditës së nesërme(dt.23.4.2022). Për rrjedhojë, po ky traget(Af Marina), nuk do të kryejë lundrimin sipas itinerarit që kishte planifikuar për mbrëmjen e sotme, por pritet të niset nesër rreth orës 11:00 drejt Barit(Itali).

Ndërkohë do të vijojnë normalisht lundrimin tragetet:

– “Rigel VII” nisje e parashikuar rreth orës 23:00 drejt Barit;

– “AF Claudia” nisje e parashikuar rreth orës 17:00 drejt Ankonës.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...