24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Na thanë bëni këtë gjë…”, deklaratat e Mirit për liderin nxjerrin zbuluar produksionin

“Big Brother VIP”: Dyshime për ndërhyrje të produksionit në zgjedhjen e liderit

Banori Miri ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si u zgjodh lideri i shtëpisë në “Big Brother VIP”, duke deklaruar se vendimi nuk u bazua mbi votat e banorëve. Gjatë një bisede me Juelën, ai ka pohuar se Brikena mori rolin e lideres me ndërhyrje të produksionit, pasi sipas tij nuk kishte mbështetjen e nevojshme nga pjesa tjetër e shtëpisë.

Juela ka përforcuar pretendimin, duke përmendur një situatë të pazakontë kur stafi i produksionit hyri në shtëpi për pastrim, duke e lidhur këtë ndërhyrje me kohën kur Brikena mbante rolin e lideres. Diskutimi mes tyre u ndërpre nga paralajmërimi për mikrofon, pasi debati po prekte drejtpërdrejt funksionimin e produksionit.

Në një bisedë tjetër, Miri ka treguar se banorët, përfshirë Luiz Ejllin, u udhëzuan të kryenin veprime të caktuara nga produksioni, por më pas u penalizuan, duke çuar disa prej tyre të largoheshin nga grupi. “Na thanë bëni këtë gjë… prap na hodhën poshtë, prap na ikën 3 veta, se ndejtën me ne, jo mo lal!”, ka thënë ai.

Deklaratat e Miris kanë ndezur debat brenda shtëpisë mbi transparencën e vendimmarrjeve dhe rolin e produksionit në rrjedhën e lojës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë/ Përplasen tre mjete pranë ish-Divizionit, policia nis hetimet

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në kthesën pranë ish-Divizionit, aty ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policisë Kufitare. Në ngjarje...

“Faleminderoj publikun, pa të nuk do isha këtu”/ Mimoza Ahmeti fiton ‘Ferma VIP 3’,...

0
Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke triumfuar në finalen e madhe përballë Ilir Shaqiri. Pas një rrugëtimi...

“DOSJA ARUBA”/ Si dyshohet se paratë e drogës dhe pronat e tjetërsuara u futën...

0
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në kuadër të dosjes së koduar “Aruba”, ku dyshohet se të ardhurat e përfituara nga...

“U fsheh pas rrëzimit të lirimit me kusht”/ Arrestohet në Belgjikë ‘Gert Gjenerali’, i...

0
Gert Gjinarari, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali” dhe i konsideruar prej vitesh si një nga emrat më të njohur të botës së krimit...

“Plani 25-vjeçar i narkotrafikut për Shqipërinë”/ Akuza të forta pas operacionit të SPAK: “4...

0
Pas megaoperacionit të SPAK dhe autoriteteve partnere europiane kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave, janë artikuluar akuza të forta lidhur me...