14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Më jep celularin se do të qëlloj me thikë” Policia greke shkatërron bandën e të miturve, shumica Shqiptarë

ATHINA

Mediat greke shkruajnë se policia helene ka shkatërruar një bandë me të mitur, ku shumica e tyre ishin shqiptarë, ndërsa kishte edhe grekë.

Policia e Athinës arrestoi 26 persona, nga të cilët 22 janë shqiptarë, ndërsa 4 grekë. Nga të gjithë të arrestuarit, 21 janë në një moshë të mitur.  Anëtarët e bandës vepruan kryesisht në Sheshin Syntagma, Sheshin Laou, Thiseio dhe pjesë të tjera qendrore të kryeqytetit helen.

Nga policia e vendit fqinj u arrit në përfundimin se banda e grabitësve kishte një strategji për vjedhjet e dhunshme që kryente. Ata ishin ndarë në disa grupe, në pjesë të ndryshme të Athinës, ndërsa “viktimat” e tyre ishin kryesisht të miturit.

Pastaj, banda e hajdutëve, duke përdorur dhunë e mizori ekstreme, iu merrnin qytetarëve celularët, paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete. Disa nga anëtarët e grupit ishin lënë të “punonin” si roje, të shikonin policinë, me qëllim që të mos arrestohen.

Pjesëmarrja e anëtarëve të bandës në një numër të mjaftueshëm grabitjesh po hetohet, ndërsa deri më tani të paktën 8 raste janë identifikuar, të cilat ndodhën gjatë muajit të fundit. Përpos vjedhjeve, 2 prej anëtarëve të bandës së shkatërruar tashmë po hetohen për trafik droge. Operacioni për arrestimet e të miturve u krye nga Nën-drejtoria e Policisë së Atikës.

Gjatë operacionit, u sekuestruan celularë, para të gatshme dhe hashash. Të arrestuarit u akuzuan për krijimin e organizatës kriminale, grabitje, dëmtim i rëndë trupor dhe për shkelje të ligjit për armët dhe drogën. të prangosurit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...