25.3 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Ndjekje si në filma në Greqi”/ Shqiptari kapet me 167 kg kanabis pas operacionit të anti-drogës në Janinë

Njësia anti-drogë e Janinës ka goditur një rrjet të dyshuar trafiku droge, pas një ndjekjeje me automjete që përfundoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe sekuestrimin e një sasie të madhe narkotikësh.

Ngjarja u zhvillua mëngjesin e sotëm në zonën e Konicës, kur forcat e policisë vunë re një automjet me targa të huaja të dyshuara si të falsifikuara, i cili po lëvizte në drejtim të Kozanit.

Pas sinjalit për ndalim, drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe u largua me shpejtësi të lartë, duke kryer manovra të rrezikshme dhe duke hyrë edhe në korsi të kundërt, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ndjekja përfundoi në një rrugë rurale pranë Papigos, në zonën e Zagorit, ku policia arriti të bllokojë automjetin dhe të arrestojë drejtuesin.

Gjatë kontrollit, u gjetën 28 pako me gjithsej 167 kilogramë e 200 gramë kanabis, të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës.

Sipas autoriteteve greke, automjeti mbante targa të falsifikuara, ndërsa i arrestuari rezulton se ndodhej në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...