25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Nëse do të isha në vend të Millosheviqit do të bëja spastrim etnik”, deklarata e ministres serbe shkakton reagime të forta në Europë

Partia Demokratike Evropiane (EDP) ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, nëse do të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq gjatë luftës në Kosovë, do të kishte kryer spastrim etnik.

Në një reagim të publikuar në platformën “X”, EDP e cilësoi deklaratën si “skandaloze dhe të papranueshme”, duke theksuar se një gjuhë e tillë përbën justifikim të zhvendosjeve me forcë, persekutimit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane, Sandro Gozi, i bëri thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq që të dënojë qartë deklaratën e ministres dhe të ndërmarrë masa ndaj saj, përfshirë edhe shkarkimin nga detyra.

Sipas EDP-së, Serbia nuk mund të pretendojë një angazhim serioz për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nëse zyrtarë të saj rikthejnë retorikën dhe narrativat e periudhës së Millosheviqit.

“Respektimi i vlerave evropiane fillon me refuzimin e çdo gjuhe që lidhet me spastrimin etnik”, thuhet në reagimin e demokratëve evropianë.

Deklarata e Paunoviqit ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian. Edhe komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka dënuar gjuhën që justifikon spastrimin etnik, duke kërkuar përgjegjësi dhe përmbajtje nga liderët politikë serbë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...