23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

‘Nga “budallallëk” te ftesa zyrtare’/ Aleksandar Vuçiç kërkon afrim me hungarin

Mes tensioneve dhe përplasjeve publike, presidenti i Serbia, Aleksandar Vuçiç, duket se po ndjek një qasje më të butë diplomatike ndaj Hungarisë, duke kërkuar afrimin me liderin hungarez Peter Magyar.

Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me Magyar, të cilin e ka ftuar për një vizitë zyrtare në Beograd, vetëm pak ditë pas deklaratave të forta dhe akuzave të ndërsjella mes tyre.

Pas fitores në zgjedhje, Magyar kishte hedhur dyshime për lidhje të errëta mes Viktor Orbán, Vuçiçit dhe liderëve të tjerë rajonalë, duke aluduar për ndikime të jashtme dhe marrëveshje të dyshimta politike.

Në reagimin e tij të mëparshëm, Vuçiç i kishte cilësuar këto deklarata si të pavërteta, madje edhe si “budallallëk”. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një ndryshim kursi.

Presidenti serb theksoi se biseda me Magyar ishte konstruktive dhe e fokusuar në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në çështje të rëndësishme si energjia dhe bashkëpunimi rajonal.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur marrëdhëniet tradicionale mes Serbisë dhe Hungarisë, nën drejtimin e Viktor Orbán, kanë qenë ndër më të afërtat në rajon.

Zhvillimi nënvizon një realitet të njohur në diplomaci: edhe pas përplasjeve dhe retorikës së ashpër, dialogu dhe interesat strategjike mbeten përcaktuese për marrëdhëniet mes shteteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...