25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike.

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Fatmira Kollçaku, ka deklaruar se mazhoranca po bën përpjekje për të gjetur një figurë të përbashkët, ndërsa ka akuzuar opozitën për mungesë angazhimi konkret.

Sipas saj, pavarësisht se janë ndërmarrë hapa për arritjen e një konsensusi, opozita nuk ka paraqitur asnjë kandidaturë dhe nuk ka ofruar mbështetje për propozimet ekzistuese.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrihet një figurë e përbashkët… opozita nuk solli asnjë propozim,” u shpreh Kollçaku gjatë një interviste televizive.

E pyetur për mundësinë e kandidimit të Vjosa Osmani, ajo sqaroi se fillimisht Vetëvendosje kishte ofruar mbështetje për të, por sipas saj, kjo nuk u reciprocua nga partitë e tjera opozitare.

Në këto kushte, Kollçaku theksoi se mazhoranca është detyruar të shqyrtojë alternativa të tjera për të zgjidhur ngërçin politik që po zgjat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...