35.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

NHS ngre alarmin: ‘Supergripi’ godet Britaninë – Shtrimet në spital trefishohen, shkollat mbyllen

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani (NHS) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për vaksinim, pasi një virus i ri, i përshkruar si “supergrip”, po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin. Situata është përshkruar si alarmante, me shtrimet në spital që janë trefishuar vetëm në Londër, ndërsa disa shkolla janë detyruar të mbyllen për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Sipas të dhënave zyrtare, javën e kaluar u regjistrua një mesatare prej 259 shtretërish të zënë nga pacientë me grip në spitalet e kryeqytetit – një rritje e frikshme krahasuar me vetëm 89 shtretër në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se vendi po përgatitet për një valë të pazakontë gripi këtë dimër, ndërsa qytetarët – veçanërisht ata në Londër – u bë shqetësuar nga NHS të vaksinohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Me vetëm pak javë para Krishtlindjeve, tani është momenti për të vepruar”, deklaron Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, duke shtuar se vaksinimi është mjeti i vetëm për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e spitaleve.

Ndërkohë, ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse qytetarët neglizhojnë thirrjen urgjente të autoriteteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...