29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në Rrugën e Arbrit: 39-vjeçari dyshohet se u vetëhodh nga ura 158 metra e lartë, gjen vdekjen në greminë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Klosit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:40, në urën e fshatit Fshat, përgjatë Rrugës së Arbrit. Sipas të dhënave paraprake, një 39-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.K., nip i Nehat Kullës, dyshohet se është vetëhedhur nga ura më e lartë në Ballkan, e cila arrin rreth 158 metra lartësi.

Mësohet se ai ka ndaluar automjetin në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur në greminë.

Për shkak të terrenit tepër të vështirë, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve kanë vijuar kërkimet për disa orë, derisa trupi i pajetë u gjet dhe u nxor rreth orëve të para të mëngjesit.

Njoftimi zyrtar i Policisë:
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave.”

Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivet që çuan në këtë akt tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...